Lajme
Berisha kërkon shkarkimin e Qeverisë: Me këto marrëveshje, 1/4 e territorit të Kosovës ndan pushtetin me Serbinë
Demokracia
18:03 | 13 Nëntor 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha shprehet skeptik rreth takimit Bislimi-Petkoviç që do të mbahet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Berisha në një prononcim për GazetaBlic thotë se nga ky takim nuk mund të pritet asgjë sepse i gjithë vendi është në terr informativ.

“Kjo është vazhdim i talljes me qytetarët dhe spektrin politik shqiptar, të cilëve ende nuk iu ka kumtuar se çka ka pranuar, e që po kërkon me nënshkru kryeministri! Çka mund të pritet nga ky terr informativ, përveç gënjeshtrave e mashtrimeve ndaj nesh dhe thellimit të tradhëtisë ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndaj se cilës janë betuar që ta mbrojnë e zbatojnë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ky takim është implemtimi i marrëveshjeve të dakorduara ku përfshihet Asociacioni.

Berisha shton se 1/4 e pushtetit të territorit të Kosovës do të ndahet me Serbinë përmes këtyre marrëveshjeve.

Pra, edhe ky takim është takim i implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksin të Ohirit, me autonomi speciale përmes asociacionit me komunana me shumicë serbe, për serbet e Kosovës. Shkurt, në gati 1/4 e territorit të Kosovës, ne do e ndajmë pushtetin me Serbinë.

Ai kërkoi që kjo të ndalet dhe një gjë e tillë sipas Berishës ndodhë vetëm kur Kuvendi e shkarkon këtë Qeveri.

“Këtë, duhet ndalur! E këtë mund ta ndal vetëm Kuvendi, duke e shkarkuar këtë qeveri kuislinge e duke dalë nga këto marrëveshje”, tha Berisha.

“Nuk po dua t’ja përsëris fjalët “tradhëti ndaj vendit”, se aty po shihet që po rrëshqet ashtu siç e kam paralajmëruar që nga 11 tetori 2019, edhe për faktin se i shkaktojë Kosovës 10 vite humbje në zhvillim e integrim, për të ardhur në pozitë, që më në fund ta ndajmë me Serbinë, sovranitetin politik në gati 1/4 e territorit të Kosovë”, përfundon Berisha.

Të ngjashme