Lajme
Berisha kërkon formimin e një fronti opozitar
Demokracia
16:30 | 11 Qershor 2022

Share:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar sot formimin e një fornti opozitë në Shqipëri për të rrëzua kryeministrin Edi Rama.

Në një takim me kryetarët e degëve të partie, ai ka thënë se ata sot përballen më një sistem monist.

“Kemi 44 mijë luftëtarë të cilët u konfirmuan. Na u përgjigjen në çdo kohë. 44 mijë luftëtarë është një pakicë që mund të kryejë me sukses, mund të udhëheqë një lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë luftëtarë të arrijmë t’i mobilizojmë dhe motivojmë. Të zgjerohet fronti. Kemi të bëjmë me një parti shtet dhe ajo përmbyset me një front opozitar. Duhet të ecim me krijimin e tij në të gjithë vendin, kudo. Përballë kemi një armik të egër i cili me vendosjen e monizmit paraqitet për demokracinë armiku më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës. Ky është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme