Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar debatet që po zhvillohet pa e parë draftin e Asociacionit.
Ai ka vlerësuar se zhvillimi i këtyre debateve pa publikimin e dokumentit janë të kota.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se arsyetimi i eksponentëve të pushtetit se themelimi i “Zajednicës” do të pasohet me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia, është me “pa ëndrra me sy hapur”.
“Debati për draft-statutin e Zajednicës pa e parë, është sikurse hulumtimi për gjetjen e qimeve ne ve! Shumë zhurmë për diçka që është “asi edhe kësi” por që në faktë e dijnë të gjithë se është e dëmshme! Arsyetimi i eksponentëve të regjimit dhe vazalëve të tyre, se themelimi i Zajednicës do të pasohet me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia, është me pa ëndërra me sy hapur. Ta zëm se kjo ëndërr po bëhet realitet”, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar se duhet të kihet kujdes në këtë drejtim.
“Rusia para më shumë se 30 vitesh e ka njohur Ukrainën si shtet, mirpo kjo nuk e ka penguar Putinin për me u futën me forca ushtarake në këtë vend. Prandaj nuk është mirë me lu … me qytetarët e Kosovës, duke ju treguar përralla dhe mualife koti, por duhet ti tregohet drejt. E gjithë loja bashkë me kompromisin e dhimshëm, duhet të ketë garanca që Kosova do të jetë pjesë e alencës së Nato-s, në të kundërtën, ne duhet të jemi gati 24 orë, 7 ditë të javës dhe 12 muaj të vitit”, ka shkruar Berisha.