Sport
Berisha i zhgënjyer me humbjen: Më vjen marre që pësuam nga Jordania
Demokracia
21:02 | 10 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje ndaj Jordanisë në ndeshjen miqësore.

“Dardanët” pësuan 0-2 nga Jordania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është shprehur i zhgënjyer me rezultatin ndaj Jordanisë.

“Normal, që rezultati është i zhgënjyer pasi të gjithë kemi dashur të marrim një rezultat më të mirë në këtë miqësore. Secili duhet të nisemi nga vetja dhe të flasim për paraqitjen që e patëm. Duhet të japim maksimumin, ndonëse besoj se të gjithë u angazhuam maksimalisht. Filluam në mënyrë shumë pasive dhe e pranuam golin. Pas pranimit të golit, u munduam të kthehemi por nuk ia dolëm. Pas kësaj ndodhën gabimet tjera dhe pranuam edhe golin e dytë”, është shprehur Berisha pas ndeshjes.

Berisha ka thënë se ndjehet i turpëruar pas kësaj humbje nga kundërshtarët e Jordanisë.

“Me vjen marre që kemi humbur ndaj Jordanisë dhe duhet të reagojmë më shpejtë. Kështu që, ndaj Greqisë do të shkojmë atje të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë dhe të marrim një rezultat pozitive. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të reagojmë ndaj Greqisë”, ka shtuar ai. /Demokracia.com

Të ngjashme