Lajme
Berisha i PDK-së ‘thumbon’ pushtetin: Komunikojnë me Simiqin e Radojçiqin për veteranët
Demokracia
20:02 | 17 Qershor 2024

Share:

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka qenë kritik ndaj qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, Qeveria Kurti dështimin e saj po tenton të mbulojë duke u kapur pas çdo vlerë të këtij vendi.

“Ju e keni parë vrapimin e tyre pas çdo përvjetori që ka të bëjë me vlerat e luftës duke u munduar që të identifikohet me ato vlera sepse kanë deficit, sepse në kohën kur është dashur të jenë pjesë e tyre, kanë refuzuar të jenë aty”, ka thënë Berisha, raporton gazeta10.

Në emisionin ‘Raporti Special’ në Kanal10, Berisha ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet duke thënë se kanë komunikuar me Simiqin dhe Radojeçiqin edhe për ligjin për veteranët.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024