Lajme
Berisha i ashpër me Kurtin: E përdore “Zajednica nuk kalon” si instrument për të ardhur në pushtet
Demokracia
12:04 | 26 Janar 2023

Share:

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Berisha që është pjesë e departamentit për Politikë të Jashtme të kësaj partie opozitare, ka thënë se ”me gjasë kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrim në mes të natës për Asociacionin“.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se ”Kurti ka pranuar të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë“.

Për këtë Berisha thotë se Kurti “ka bërë premtime të kota“, duke thënë se ”ai është kryeministër i dokrrave“.

”Kryeministri i premtimeve të kota, i dokrrave e demagogjisë, luftën “Zajednica nuk kalon” si instrument për ardhjen në pushtet, me gjasë e paska shkymur në gjysëm të natës , në njërin prej restauranëve të Prishtinës“, ka shkruar ai në Facebook, të enjten.

”Përderisa në mënyrë tinëzare ka ngritur taksat, me shkollën komuniste mbanë fshehtë pagat e punëtorëve, edhe në darkën e mbrëmshme la dilemēn e verës në vend të transparencës përmbajtësore. I shkollës së përdalë politike, çdo ditë e qeverisjes së tij është duke zymtuar e shkatërruar këtë vend“, ka deklaruar ai.

Të ngjashme