Sport
Berisha fiton luftën për 26 sekonda në Botërorin e Arteve Marciale të Përziera
Demokracia
17:35 | 24 Janar 2022

Share:

Arlind Berisha e ka kaluar me sukses raundin e parë të Kampionatit Botëror të Arteve të Përziera Marciale.

Ai të hënën në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe mposhti garuesin nga India, Mohit Aggarëal.

Berisha shtriu në tokë Aggarëalin dhe filloi me goditje të fuqishme në pjesën e paske të kokës.

Gjyqtari ndaloi garën pas vetëm 26 sekondash për t’ia konfirmuar fitoren Berishës në kategorinë e peshave të rënda.

Botërori i Arteve të Përziera Marciale do të mbahet deri të premten./Demokracia.com/

Të ngjashme