Lajme
Berisha: Çfarë detyrimi ka Kurti ndaj boshnjakëve, shtetas dhe qytetarë të Serbisë?
Demokracia
08:25 | 05 Shkurt 2023

Share:

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka pyetur rreth takimi të kryeministrit, Albin Kurtit me përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.

Berisha ka ngritur dyshime se çfarë detyrimi ka Kurti ndaj boshnjakëv, shtetas dhe qytetarë të Serbisë.

Sipas Berishës, Kurti thotë se nuk lejojn bosnjëzimin e Kosovë ndërsa në anën tjetër boshnjakëzon çështjen shqiptare.

“Çfarë detyrimi ka kryeministri i Kosovës ndaj boshnjakëve, shtetas dhe qytetarë të Serbisë? Në njërën anë thotë se nuk lejojmë bosnjëzimin e Kosovës, në tjetrën anë boshnjakëzon çështjen shqiptare. E çfarë natyre është kjo “aleancë” dhe për çfarë “misioni” është fjala?” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Këshilltaren Politike të Kryeministrit, Ardita Sinani të shtunën pritën përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.

Të ngjashme