Lajme
Berisha: Çështjen e vulës do ta çojmë në gjykatat ndërkombëtare
Demokracia
14:51 | 04 Mars 2023

Share:

Sali Berisha, deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë Partisë Demokratike këtë të shtunë se do ta çojë çështjen e vulës së PD-së në gjykatata ndërkombëtare.

Sipas tij përfaqësuesit ligjor do të bëjnë fillimisht rekurs në Gjykatën e Lartë dhe më pas nëse nuk jepet e drejta do të shkojnë në gjykatat ndërkombëtare.

Berisha theksoi se asnjë gjykatë në planet nuk mund të pranojë palë në një proces atë që nuk është palë.

”Mendimi në tersi i juristëve është që ky akt dhe ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten s’i mund ta dërgojmë ne te Sadushi. Por ne, do kërkojmë përjashtimin e Sadushit, nuk presim asgjë tjetër aty por ne do të ndjekim rrugën në gjykatën ndërkombëtare. Në asnjë vend në botë nuk ka ndodhur që të shpallet palë ajo që nuk është palë”, tha Berisha.

Të ngjashme