Lajme
Berisha: Blerja e raketave “Javelin” nuk është meritë e Kurtit
Demokracia
10:10 | 13 Janar 2024

Share:

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha thotë se blerja e raketave “Javelin”, vjen si rezultat i punës dhe oficerëve që kanë qenë pjesë e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë.

Berisha në një intervistë dhënë për Gazeta Blic, thotë se tani nuk ka nevojë që të blehen armatime klasike pasi që tani ka teknologji më të avancuara.

“Kjo është rezultat i punës dhe angazhimit të vet oficerëve që kanë qenë pjesë e këtij procesi që janë edhe sot. Kjo është rezultat i rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe nevojës për të mbrojtur në ato 4 fusha të misionit që kemi ndërtu dhe është një armatosje e programuar, e cila determinohet nga avancimi tekonologjik, nuk ka nevojë me ble armatime që janë më klasike sepse tani ka të digjitalizuara teknologji më të avancuara”, tha Berisha

Tutje ai thotë se nëse ndryshon ambienti i sigurisë, atëherë do të ketë blerje më të përshpejtuara.

“Dhe determinohet nga fuqia buxhetore, e cila jo çdo herë brenda buxhetit gjithmonë janë mjetet e planifikuara tashmë për 10 vite që mbështesin blerjen e armëve të caktuara. Por avancimi tekonologjik dhe inflacioni imponon rritjen e çmimeve dhe normal që duhet të ketë çmime shtesë. Një detrminantë tjetër e armatosjes më të gutshme është edhe ambienti sigurisë, nëse ndryshon ambienti i sigurisë atëherë blerjet do të jenë më të përshepejtuara”, shtoi ai.

Berisha thotë se fakti që po ka një tendencë për një armatosje kaq të ngutshme duhet të ketë një laborim më specifik.

“Dhe fakti që ka një tendencë për një armatosje më të ngutshme duhet që të ketë një laborim më specifik më profesional dhe duhet të shihet se a po ndiqet plani i hartuar, apo duhet rishikuar doktorinat dhe të shihet se çfarë armatime po blehen, a janë të karakterit ofenzim apo defanziv, apo cilat janë arsyet e ngutjes”, tha Berisha.

Deputeti thotë se partnerët ndërkombëtari e shohin që rajoni është nën presionin e një rreziku që mund të vijë nga Serbia.

“Besoj që bashkësia ndërkombëtare dhe partnerët tanë e kanë lexuar situatën me Ukrainën, kanë nxjerr mësimet e duhura dhe po shohin që rajoni është nën presionin e një rreziku që mund të vijë nga Serbia që është një satelit rus dhe përmbush ambiciet ruse në rajon”, u shpreh ai.

Tutje ai shtoi se nëse ka ndonjë armatosje jashtë ndonjë planifikimi afatgjatë, liderët e Ballkanit Përendimorë duhet të bëhen si Zelensky, dhe të kërkojnë fuqizim të kapaciteteve ushtarake që mos ti lejojnë ambiciet serbe në rajon.

“Besoj që në qoftë se është një armatosje jashtë ndonjë planifikimi afatgjatë, atëherë liderët tanë duhet të bëhen nga pak si Zelensky,Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë, dhe të kërkojnë fuqizim të kapaciteteve ushtarake dhe të mos lejojnë ambiciet serbe në rajon”, përfundoi Berisha

Të ngjashme