Lajme
Bëri sherr me drejtorin për kushtet e burgut, Saimir Tahiri transferohet në Lushnje
Demokracia
19:19 | 14 Korrik 2022

Share:

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin me burg prej 3 vitesh e 4 muajsh, është duke u transferuar nga IEVP e Fierit në IEVP e Lushnjës.

Tahiri ka pasur ankesa me kushtet që ka vendosur administrata e burgjeve për të dënuarit si dhe për rregullat që duhet të ndjekin familjarët që vizitojnë të afërmit e tyre brenda burgut.

Mësohet se ai ka pasur konflikt me drejtorin e burgut Arjan Hasani. Një nga mosmarrëveshjet ka qenë tregtimi i ujit brenda ambienteve të burgut. Sipas rregullores së burgut, të dënuarit nuk duhet të furnizohen me ujë nga familjarët.

Pas këtyre përplasjeve, Tahiri i ka kërkuar drejtorit transferimin në një tjetër institucion të vuajtjes së dënimit.

Më 4 shkurt gjykata e Apelit të Posaçëm dha dënimin 3 vite e 4 muaj burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar ish- ministri përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Të ngjashme