Sport
Bëri paraqitje fenomenale kundër Milanit, Spalletti i jep këtë epitet Amir Rrahmanit
Demokracia
11:24 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Napolit i ka takuar derbi i javës së 18-të në Serie A kundër Milanit.

Skuadra nga Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Milanit me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Napolitanëve iu mjaftoi goli i vetëm i Elmas i realizuar në minutën e pestë të takimit për të dalur “kokëlart” nga qyteti i modës.

Në këtë përballje nga minuta e parë deri në të fundit u aktivizua mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani që bëri paraqitje fantastike.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti pas ndeshjes duke vlerësuar ndeshjen, e quajti Amir Rrahmanin “gjigant”.

“Rrahmani dhe Juan Jesus ishin dy gjigantë sonte. Jam i kënaqur që punuan fort si ekip, që të gjithë ishin të etur për të bërë dicka për Napolin. Lojtarët nuk kërkojnë asgjë, ata e vendosin veten në dispozicion të ekipit”, tha Spalletti për DAZN.

Napoli me këtë fitore ngritet në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa ka edhe Milani që zbret një pozitë më poshtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme