Fatos Beqiraj i ka dhënë fund karrierës profesionale si futbollist, por do të mbetet ende i lidhur me futbollin. Të mërkurën gjatë ditës, klubi shqiptar i Malit të Zi, KF Deçiqi, ka njoftuar se Beqiraj do ta ketë rolin e drejtorit sportiv në skuadër.
“Nga sot klubi jonë ka edhe një përforcim të ri, por këtë herë Fatos Beqiraj – Drejtor Sportiv i KF Deçiqi”, ka shkruar shkurt klubi shqiptar në Facebook.
Beqiraj 35-vjeçar ka pasur karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur për Besën e Pejës, Buduqnostin, Dinamon e Zagrebit, Changchun Yatain kinez, Dinamo Minskun, Dinamon e Moskës, Mechelenin, Maccabi Netanyan,Wisla Kraowen, Bnei Yehudan, Astanan, Deçiqin dhe Mornarin.