Lajme
Beqa: Osmani peng i Kurtit, nuk krahasohet me Thaçin
Demokracia
18:12 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa  ka thënë se nuk ia vlen të takosh presidenen e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk ia vlen të takosh një presidente e cila më shumë rri ulur si të jetë një notere e kryeministrit Kurti, sesa presidente e vendit”, ka thënë Beqa.

Beqa ka thënë se pozita e presidentit të vendit duhet të luajë vërtetë rolin e presidentit. “Së paku duhet të jetë ekuivalent me presidentët tjerë paraprak”, ka thënë deputeti, duke shtuar se Osmani ende nuk e ka kryer funksionin e presidentes.

“Mendoj që presidentja aktuale nuk ka qenë efkase”, ka thënë tutje ai dhe ka theksuar se nuk krahasohet me Hashim Thaçin.

Ndërsa për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Beqa është shprehur se ai duhet tu kërkojë falje qytetarëve.

“Ky kryeministër duhet tu kërkojë falje qytetarëve për ato zotime që i ka bërë. Pavarësisht se kush është në pushtet duhet të sillen si burrështetas, me keqardhje them se Kurti po sillet si opozitë”, ka shtuar deputeti i PDK-së, duke theksuar se ai tashmë ai e ka mandatin dhe se i njëjti duhet të marrë përgjegjësi.

“Unë jam shumë optimist që do të kemi zgjedhje diku në tremujorshin e dytë të vitit të ardhshëm me të vetmin qëllim që Kurti po shihet që ka një poltikë të vetën dhe nuk mendoj që mundet me ia dale ashtu siç ja ka nisë rrugën diplomatike, apo bisedimet me Serbinë sepse nuk ka pasë strategji. Ne kemi dështuar në shumë sector, në sektorin e sigurisë së jetës por edhe diplomacies, nuk kemi asnjë nbjohje, nuk kemi asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë kredile ndërkombëtare…”, ka potencuar ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini,

Më tej, deputeti nga radhët e PDK-së ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është duke u sjellur si në fushatë zgjedhore dhe se i njëjti, “po shantazhon” personat që nuk e votuan.

Të ngjashme