Lajme
Beqa: BE-ja po dështon në raport me Kosovën për liberalizimin e vizave
Demokracia
19:25 | 03 Gusht 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, tha se Bashkimi Evropian po dështon në raport me Kosovën në procesin e liberalizmit të vizave.

Beqa tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për lëvizjen e lirë.

“Konsideroj se Bashkimi Evropian është duke dështuar në raport me Kosovën dhe jo Kosova ndaj Bashkimit Evropian. Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e zëshme në këtë rast sepse kemi pasur shumë kushtëzime gjatë rrugës”, tha Beqa në Klan Kosova.

“Sa i përket liberalizimit të vizave është një proces që ka filluar më herët dhe Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që kanë dalur nga Bashkimi Evropian. Të gjithë detyrat e caktuara nga Komisioni Evropian janë kryer, dhe ne i kemi parë raportet e Komisionit Evropian që nga viti 2018-të për të përfituar liberalizimin e vizave”, tha ai.

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro e kanë miratuar, me anë të së cilës parashihet që qeveria të formojë një platformë nacionale e cila i parasheh veprimet e Kosovës karshi vendimeve të BE-së për liberalizmin e vizave.

Të ngjashme