Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ndaj Beogradit po bëhet një presion i madh për të vendosur sanksione kundër Rusisë.
“Ka shumë presion për të ndryshuar këtë qëndrim anti-sanksion. Ne gjithashtu kemi një vullnet të madh për ta shpëtuar Serbinë nga çdo skenar i keq që do të dëmtonte interesat tona. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për njerëz që dinë t’i rezistojnë presionit dhe të marrin vendimet më të mira për vendin e tyre”, ka thënë Daçiq.
Serbia është i vetmi vend që pretendon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, e cila nuk ka vendosur asnjë masë kundër Moskës, pas nisjes së agresionit të saj në Ukrainë. /Demokracia.com/