Sport
Benzema vendos të largohet nga Real Madridi
Demokracia
17:16 | 01 Qershor 2023

Share:

Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh.

Sulmuesi francez ka vendosur t’i japë fund periudhës së tij në kryeqytetin spanjoll dhe të pranojë një ofertë rekord nga Arabia Saudite.

Kontrata e fituesit të Topit të Artë skadon më 30 qershor 2023 dhe ai ka vendosur të mos e zgjasë qëndrimin e tij në Real Madrid.

Njoftimi do të bëhet nga Karim Benzema në një konferencë për shtyp që është organizuar për këtë rast.

Me Los Blancos, ai shënoi 353 gola dhe siguroi 165 asistime në 647 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar gjithsej 23 tituj të ligës gjatë kohës së tij në Spanjë.

 

Të ngjashme