Sport
Benzema udhëton javën tjetër në Arabinë Saudite
Demokracia
13:08 | 04 Qershor 2023

Share:

Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi pas 14 viteve.

Kjo është konfirmuar sot nga vet klubi madrilen përmes një komunikate për media.

Benzema kësisoj i jep fund aventurës 14 vjeçare dhe mjaft të suksesshme që e pati në kryeqytetin spanjoll.

Ai do të kalojë në Arabinë Saudite, ku do t’i bashkohet klubit kampion, Al-Ittihad.
Francezi do të udhëtojë për në Arabinë Saudite javën tjetër për të kompletuar transferimin.

Njoftimi zyrtar mund të ndodh javën që po vjen.

Të ngjashme