Sulmuesi francez, Karim Benzema ka shkruar historinë me fanellën e Real Madridit.
Benzema realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Por, goli i parë i francezit kishte rëndësinë e vetë, ngase ishte goli numër 1 mijë i Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Kësisoj “mbretërit” bëhen ekipi i parë që arrin këtë numër të golave në histori të këtij kompeticioni.
Real Madrid është klubi më i trofeshëm në Ligën e Kampionëve me 13 trofe të fituar. /Demokracia.com