Sport
Benzema: Rruga deri te trofeu i Superkupës së Evropës ishte e vështirë, jemi më të mirë se edicionin e kaluar
Demokracia
19:04 | 09 Gusht 2022

Share:

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur në konferencë për media rreth ndeshjes finale në Superkupën e Evropës kundër Eintracht Frankfurtit.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe fituesi i Ligës së Evropës, Frankfurt do të përballen ne stadiumin olimpik në Helsinki të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Reprezentuesi francez tha se rruga e Real Madridit deri në finalen e Superkupës së Evropës ishte jo e lehtë, ndërsa shtoi se “mbretërit” janë ekip më e mirë për dallim nga edicioni i kaluar.

“Rruga për të arritur në këtë finale ka qenë shumë e vështirë, ndaj fitorja nesër do të ishte një skenar ëndërr. Unë mendoj se skuadra jonë është më e mirë se sezoni i kaluar. Ne do të luftojmë për të gjithë trofetë”, tha Benzema në konferencë, transmeton Demokracia.com.

“Nuk më takon mua të vendos se kush është lojtari më i mirë në botë, është e vërtetë që kam pasur një sezon të mrekullueshëm, por jam këtu për të dhënë më të mirën time për këtë klub çdo sezon”, shtoi ai.

Në konferencë folën edhe trajneri Ancelotti si dhe mesfushori Luka Modriq./Demokracia.com/

Të ngjashme