Sport
Benzema pranon çmimin e “Lojtarit më të mirë të sezonit” në Ligën e Kampionëve
Demokracia
20:51 | 10 Gusht 2022

Share:

Sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzemas i është ndarë çmimi për “Lojtarin më të mirë të edicionit” në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez çmimin e ka pranuar pak para fillimit të finales së Superkupës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit që luhet në Helsinki nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Benzema ishte ndër futbollistët më të mirë të “mbretërve” në edicionin paraprak kur u kurorëzuan me trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve.

34-vjeçari në edicionin e kaluar regjistroi 15 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve për Los Blancos.

Sulmuesi është gjithashtu favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” këtë vit./Demokracia.com/

Të ngjashme