Sport
Benzema merr një urdhër të prerë nga shteti i Arabisë Saudite, francezi tani është në telashe të mëdha
Demokracia
15:15 | 27 Janar 2024

Share:

Karim Benzema është në telashe të mëdha, pasi po kërkon largimin nga Al Ittihad dhe një gjë e tillë nuk po i lejohet atij.

Sulmuesi francez ka prishur raportet tërësisht me trajnerin Marcelo Gallardo i cili e ka përjashtuar nga skuadra dhe vet lojtari ka kërkuar largimin për tu rikthyer në Evropë.

Shumë skuadra të mëdha e duan transferimin e tij, por duket se një gjë e tillë do të jetë e pamundur.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e ndryshme franceze PIF (Fondi Sovran Saudit) ka bllokuar largimin e sulmuesit të njohur francez nga Arabia Saudite.

PIF ka dhënë urdhër të prerë Benzemas që t’i rregullojë raportet me trajnerin Gallardo pasi largimi i tij nga Al Ittihad nuk do të ndodhë, jo së paku në afatin kalimtar dimërorë.

36-vjeçari tani ndodhet në telashe të mëdha, pasi dëshira e tij e madhe është të largohet, por një gjë e tillë është e pamundur duke marrë parasysh bllokadën që i është bërë.

Benzema iu bashkua skuadrës arabe në verë nga Real Madridi duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare nga e cila fiton 100 milionë euro neto në sezon.

Të ngjashme