Sport
Benzema i shpëton burgut për shantazhin me video seksi, por merr një gjobë të majme
Demokracia
19:25 | 28 Janar 2022

Share:

Karim Benzema nuk do të përfundojë pas hekurave për rolin e tij në shantazhin me video seksi ndaj Mathieu Valbuena.

Ky është vendimi i gjykatës franceze rreth çështjes në fjalë, siç ka raportuar “Le Parisien” që bën të ditur se gjithsesi sulmuesi është shpallur fajtor dhe nuk do të shmangë një gjobë të majmë.

Në fakt, gjykata e Versajës kishte dënuar sulmuesin e Real Madrid me një vit burgim të pezulluar dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh për pjesëmarrjen e tij në ngjarjen ku ish-shokut të tij në radhët e  Francës, Valbuena, iu bë shantazh me një video që ai kishte regjistruar dhe ku Benzema ishte ndërmjetës i shantazhuesve.

Por përtej gjyqit civil, kishte edhe një gjyq ku përfaqësuesit e Valbuena kërkuan dëmshpërblim për dëmin që i ishte bërë dhe gjykata sot ka vendosur që të gjithë të përfshirët në ngjarje t’i paguajnë 150 mijë euro secili ish-mesfushorit të Francës. Nga ana tjetër, Benzema është dënuar edhe me pagesën e 80 mijë eurove për kostot e gjyqit. /Demokracia.com

Të ngjashme