ShowBiz
Beniada tregon çfarë i ndodhi në rrugë pasi doli nga BBV
Demokracia
14:11 | 22 Shkurt 2022

Share:

Beniada Nishani po vazhdon të pëlqehet edhe pas daljes nga BBV.

Ish banorja dhe një nga katër finalistet e BBV jo rrallë është bërë virale për shkak të mënyrës së të folurit ku shpesh edhe këngëtarëve iu ka ndërruar emrat.

Gjatë qëndrimit të saj në BBV, Beniada ka treguar se është e fiksuar pas këngës së Sinan Hoxhës me titull “Parfumi”.

Videot e saj duke kënduar e vallëzuar me këngën e Sinanit u bënë virale kudo në rrjetet sociale.

Madje dje, e ftuar “Ftesë në 5”, Beniada ka treguar se çfarë i ndodhi në rrugë pas daljes nga BBV.

“Një grua, mosha e nënës time më ka ndaluar në rrugë dhe filloi të këndonte parfumin. U habita. Fillova dhe unë patjetër, të gjithë duke bërë video”, u shpreh modelja./Lajmi.net/

Të ngjashme