Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, u përfol për një mundësi të një lidhje mes Beniadës dhe Arditit.
Por pas daljes së Arditit nga shtëpia e “BBV”, gjërat mbetën të shiheshin jashtë shtëpisë.
E pas përfundimit të edicionit të parë të këtij ‘reality-show’, një gjë e tillë u hodh poshtë nga Beniada.
Sipas saj ajo Arditin e sheh vetëm si shok dhe asgjë më shumë.
Kohëve të fundit ata janë shfaqur krah njëri-tjetrit.
Dy ish banorët e “Big Brother VIP” e kanë kaluar ditën e djeshme në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mikeshës së modeles, duke mos ngurruar të ndanin pamjet edhe në rrjetet sociale.
Fillimisht ata kanë drekuar dhe më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Beniadës.
Nuk dihet se çfarë po ndodhë mes dyshes, është shoqëri apo në një të ardhme mund t’i shohim edhe çift./Lajmi.net/