Lifestyle
Bëni modelin e flokëve si profesionistët: Ideale për raste solemne
Demokracia
23:55 | 19 Gusht 2022

Share:

E gjitha që duhet të bëni është që ta lidhni mbrapsht

Provoni këtë truk në shtëpi.

Nuk duhet të humbni kohë dhe të shpenzoni para në modele të shtrenjta flokësh në sallone.

Këtë model flokësh shumë të bukur do ta bëni për pak minuta dhe do të dukeni sikur jeni nisur për të parakaluar në tapet të kuq.

Është ideal edhe për flokë kaçurrelë dhe të rrafshët, andaj nuk do të keni nevojë të mendoni se a do t’ju rrinë mirë apo jo.

E gjitha që është e nevojshme është të bëni një lidhje në formë bishtkali, hidhni mbi kokë flokët dhe me llastikë të vegjël merrni anash xhufkë pas xhufke dhe lidhni.

Një vajzë ka provuar të bëjë këtë truk dhe pa probleme pati sukses, edhe pse ka flokë kaçurrelë.

Rezultati ishte i njëjtë, ndërsa modeli i flokëve te të dyja vajzat dukej perfekt, pavarësisht se kanë flokë krejtësisht të ndryshëm.

Të ngjashme