Sport
Benfica vihet pas futbollistit shqiptar
Demokracia
17:24 | 08 Shkurt 2021

Share:

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj nuk do të jetë më një lojtar i Napolit dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Mario Giufredi përgjatë ditës së sotme.

Media italiane “TMË” deklaron në artikullin e saj se e ardhmja e mbrojtësit 27 vjeçar mund të jetë në Portugali, teksa kanë filluar kontaktet mes klubit të Benficës dhe menaxherit të lojtarit.

Megjithatë marrëveshja duket të jetë në hapat e para të saj, pasi palët janë duke negociuar mbi pagën që do të përfitojë Hysaj tek Benfica. Aktualisht shkodrani përfiton 1.6 milionë euro në sezon tek Napoli dhe do të kërkojë që përfitimi vjetor të jetë rreth kësaj shifre. /Demokracia.com

 

Të ngjashme