Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet tjera interesante të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Benfica ka bërë befasinë më të madhe deri më tani, pasi po avancon 1-0 kundër Barcelonës në Grupin E, shkruan Demokracia.com.
Ishte vetëm minuta e tretë, kur Nunez heshti skuadrën “katalunase” ndërsa hyri lehtësisht në zonë dhe me një goditje të bukur “detyroi” portierin gjerman ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij.
Ndërkaq në stadiumin “Old Trafford”, Manchester Unitedi dhe Villarreali kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
Spanjollët ishin dukshëm më të rrezikshën para portës së De Geas të cilën e rrezikuan seriozisht dy herë.
Vendasit në favor të tyre kishin posedimin e topit, megjithatë kjo nuk iu kreu punë. /Demokracia.com