Lifestyle
Benefitet e përdorimit të shampos me hudhër
Demokracia
09:38 | 09 Shkurt 2021

Share:

Hudhra është një ndër produktet më të shëndetshme si në përdorimin e saj në kuzhinë, ashtu edhe për probleme të ndryshme sa i përket lëkurës e madje edhe flokëve.

Ajo është e pasur me minerale si magnez, sulfur, zink ,hekur, selenium dhe vitaminat A dhe C, dhe kjo është arsyeja pse përdoren shampot me përbërje hudhre.

Hudhra ndihmon në reduktimin e rënies së flokut, përforcon rigjenerimin e folikulave të reja, largon toksinat e dëmshme nga lëkura e kokës, si dhe përmirëson pamjen e tyre të përgjithshme. Prania e squfurit në hudhër parandalon formimin e zbokthit në flokë.

Për të dhënë një efekt sa më të mirë për zgjatjen e flokëve, këshillohet shtimi i një thelbi hudhër brenda shampos.
Sigurohuni që kombinimi i hudhrës me shampon të mos përsëritet më shumë se dy herë në muaj. Nëse e përdorni më shumë se 2 herë, mund të shkaktoni dehidratim lëkure dhe flokësh.

Që hudhra të japë efektin e duhur duhet ta vendosni në shampo 2 ditë përpara se ta përdorni. Për sa i përket erës së hudhrës, mos u shqetësoni, sepse pasi flokët të thahen era largohet plotësisht. /Demokracia.com

 

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024