ShowBiz
Benedict Cumberbatch dhe Sophie Hunter pozojnë dorë për dore në premierën e “The Phoenician Scheme” në Kanë
Demokracia
14:26 | 19 Maj 2025

Share:

Benedict Cumberbatch dhe bashkëshortja e tij, Sophie Hunter, u shfaqën të dashuruar dhe plot stil në premierën e filmit më të ri të Wes Anderson, “The Phoenician Scheme”, në Festivalin e Filmit në Kanë.

Çifti pozoi dorë për dore në tapetin e kuq, duke reflektuar elegancë dhe afeksion.

Sophie, 47 vjeçe, kishte veshur një fustan të kuq me stil klasik të viteve të 50-ta, ndërsa Benedict, 48 vjeç, zgjodhi një kostum të zi elegant dhe mbante një fashë në krah, për të cilën nuk dihet ende arsyeja, shkrun DailyMail.

Ajo plotësoi pamjen me vathë argjendi dhe flokë kaçurrela, ndërsa ai mbante syze dielli ngjyrë kafe.

Filmi i Anderson, me yje si Tom Hanks dhe Scarlett Johansson, është një nga më të priturit e festivalit. Cumberbatch luan xhaxhain Nubar, një rol që ende mbahet misterioz.

Të martuar që nga viti 2015 dhe prindër të tre fëmijëve, Benedict dhe Sophie zgjedhin zakonisht të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike, por shfaqja e tyre në Kanë u komentua gjerësisht për stilin e rafinuar dhe përputhjen me kodin e ri të veshjes në festival, i cili ndalon veshjet provokuese në tapetin e kuq.

Në premierë morën pjesë edhe figura të tjera të njohura si Emma Weymouth dhe Stella Maxwell, të cilat zgjodhën pamje elegante dhe klasike, në përputhje me rregulloren e re të Kanës që promovon një stil më të përmbajtur dhe formal.

Të ngjashme