Lajme
Ben Meir: SHBA t’ia bëjë të qartë Serbisë se lidhjet me Rusinë rrezikojnë procesin e saj të integrimit
Demokracia
21:42 | 11 Prill 2022

Share:

Analisti Alon Ben Meir ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian t’ia bëjnë të qartë Serbisë se forcimi i lidhjeve të saja me Rusinë do të rrezikojë procesin e saj të integrimit evropian.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq refuzoi thirrjet nga BE dhe SHBA për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Presidenti i Serbisë Vuçiç refuzoi thirrjet nga BE dhe SHBA për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Ky është një moment kritik për Serbinë. BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiq-it se forcimi i lidhjeve me Rusinë do të rrezikojë procesin e saj të integrimit”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme