ShowBiz
Bella Hadid zyrtarizon lidhjen me të dashurin
Demokracia
11:07 | 17 Shkurt 2024

Share:

Bella Hadid ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurin, Adan Banuelos, përmes një postimi në Instagram. Modelja 27-vjeçare ka publikuar një album me foto të shkrepura në tetor të vitit 2023, për ditëlindjen e saj.

Në fotot e publikuara, kuptohet se ditëlindja ka qenë private, me njerëzit e dashur, në një fermë me kuaj, të cilët Bella i adhuron. Bella publikoi foto të çiftit pranë një tavoline dhe më pas, siç e do zakoni, duke u puthur.

“9 tetor 2023. Ditëlindja ime e 27”, shkroi Hadid, shoqëruar me emoji.

Bella dhe Adan ishin veshur si kaubojsë dhe përpos dashurisë së tyre, i bashkon edhe pasioni për kuajt.

Bella Hadid zyrtarizon lidhjen me të dashurin

Bella Hadid zyrtarizon lidhjen me të dashurin

Nuk dihet se prej sa kohësh ata janë të lidhur, por romanca e tyre u bë publike një javë pas ditëlindjes së modelës. Paparacët e TMZ i fotografuan duke u puthur në Teksas.

Bella Hadid zyrtarizon lidhjen me të dashurin

Të ngjashme