Lajme
Belgjikë: Kidnapohet shqiptari, rrahet dhe lihet i zhveshur në rrugë
Demokracia
10:49 | 05 Shtator 2023

Share:

Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare e ka përjetuar tmerrin javën e kaluar.

Ai është rrëmbyer nga katër persona në qendër të Brukselit, në orët e vona të së mërkurës.

Shqiptari raportohet se është tërhequr zvarrë dhe është futur në makinë.

I njëjti është gjetur pranë një qendre tregtare, i zhveshur, i rrahur dhe me djegie ne trup, të dyshuarit i kishin fikur atij bishta të cigares në trup.

Mediat belge raportohet se autorët dyshohet se janë pjesë e një bande shqiptare, shkruajnë mediat belge.

Thuhet se adolesheni u mor peng pasi kishte sulmuar një prostitutë.

Viktima ishte dërguar në spital për të marrë trajtim.

Të dyshuarit akoma nuk janë kapur nga policia belge.

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025