Dy të tretat e dozave të vaksinës “Oxford/AstraZeneca” të dorëzuara në Belgjikë ende nuk janë shpërndarë në qendrat e vaksinimit, pranuan zyrtarët belgë, ndërsa vendi po raporton një rritje të mprehtë të infektimeve me COVID-19, sipas gazetës britanike “The Guardian”.
Në të gjithë BE-në, vetëm rreth 8 për qind e popullatës së rritur ka marrë një vaksinë.
Autoritetet belge po përballen me presionin në rritje për të shpjeguar progresin e ngadaltë të programeve të tyre të vaksinimit, me vetëm 4.5 për qind të popullsisë së rritur të vaksinuar deri më tani.
Zyrtarët shëndetësore raportuan se infektimet janë rritur me 24 për qind në krahasim me javën e kaluar, me një mesatare ditore prej 2 mijë e 300.
Të gjitha grupmoshat janë prekur, përveç atyre mbi 80 vjeç, të cilëve u është dhënë përparësi për vaksinimet.
Ky zhvillim është pjesë e një trendi shqetësues për autoritetet shëndetësore në të gjithë BE-në, me Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), që raportoi se që nga e diela e kaluar 13 vende kanë vënë re një rritje javore të normave të infektimit.