Sport
Belgjika shumë e fortë për Poloninë, Holanda fiton dramën me Uellsin
Demokracia
22:43 | 08 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore të thellë 6:1 kundër Polonisë në kuadër të Grupit 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Polakët e nisën më mirë sfidën duke kaluar në avantazh në minutën e 28-të me sulmuesin, Robert Lewandowski, shkruan Demokracia.com.

Witsel barazoi në minutën e 42-të, për ta përmbysur De Bruyne në të 59-tën minutë.

Trossard (73’ 80’), Dendoncker (83’) dhe Openda (90+3) u shtuan në listën e golashënuesve për Belgjikën.

Në po të njëjtin grup, Holanda e fitoi takimin dramatik 1:2 ndaj Uellsit.

Mysafirët realizuan të parët në minutën e 50-të me anë të Koopmeiners. Uellsi barazoi shifrat në minutën e dytë shtesë të përballjes me autor Norrington-Davies.

Por, stadiumin e shtangu dy minuta më vonë Weghorst kur i siguroi fitoren holandezëve me gol.

Holanda prin me gjashtë pikë në grup, tri më pak kanë Belgjika dhe Polonia, ndërsa Uellsi është i fundit me zero pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme