Sport
Belgjika shpall listën për ndeshjet e qershorit, ky është vendimi për Adnan Januzajn
Demokracia
13:05 | 18 Maj 2022

Share:

Belgjika do ta nis kampanjën e re në Ligën e Kombeve gjatë muajit qershor.

Me këtë rast, “Djajtë e Kuq” kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar.

Në këtë listë është edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për istogasin Adnan Januzaj.

Januzaj ka qenë në formë mahnitëse këtë edicion me Real Sociedadin në La Liga.

Ndryshe, në muajin qershor, Belgjika përballet me Holandën, Poloninë, Uellsin dhe sërish me Poloninë. /Demokracia.com

Të ngjashme