Lajme
Belgjika merr vendim: Nuk ka azil për burrat beqarë
Demokracia
22:02 | 02 Shtator 2023

Share:

Qeveria belge njoftuar se nuk do të ofrojë më strehë për azil për burrat beqarë pasi kapacitetet e saj akomoduese janë duke u ezauruar dhe në këtë moment duhet t’iu japë më shumë përparësi grave dhe fëmijëve që hyjnë në vend.

Vendimi i fundit i Belgjikës ka shkaktuar sërish në opinionin publik dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për motivin se ka dështuar për të siguruar strehim për mijëra njerëz që po kërkojnë mbrojtje nga persekutimi në vendet e tyre.

Lajmi i kontestuar u njoftua më herët nga Sekretarja e Shtetit për Azilin, Nicole de Moor e cila tha se “Presioni në rritje mbi strehimin e azilit pritet gjatë muajve të ardhshëm, kështu që burrat beqarë do të duhet të kujdesen për veten e tyre”.

Të ngjashme