Sport
Belgin Jashari, futbollisti i cili me aftësitë e tij të jashtëzakonshme po e lufton racizmin
Demokracia
16:23 | 26 Prill 2025

Share:

Futbollisti i talentuar i Fushë Kosovës, Belgin Jashari, mori vëmendjen e të gjithë komunitetit sportiv dhe më gjerë në Kosovë gjatë ditëve të fundit.

Ani pse kjo është dashur të ndodhë për shkak të aftësive të jashtëzakonshme që posedon, në fakt ai ishte viktimë e asaj që nuk duhet të ketë vend aspak në futboll – racizmi.

Jashari u sulmua në fushë nga prindi i njërit prej futbollistëve kundërshtarë, vetëm për shkak të faktit se ai i takon komunitetit ashkali.

Ky incident i turpshëm nuk e zmbrapsur aspak Belginin, i cili po vazhdon punën e tij të përditshme rezultat i së cilës ai tashmë është golashënuesi më i mirë i grupmoshave U15.

Sulmi ndaj Jasharit u dënua ashpër dhe mbështetja ndaj tij nuk mungoi aspak.

Korporata Rugove në shenjë mbështetje për Belginin, ia dhuruan atij një palë atlete të reja Nike, si një simbolikë që ai ka mbështetjen e duhur pas krahëve.

Pas kësaj ngjarje reagoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e cila ka dënuar me 300 euro ekipin vendas për lëshim në organizim të lojës.

Reagimet nuk munguan as nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), të cilët kërkuan që të merren masa urgjente në mënyrë që raste të tilla të parandalohen në të ardhmen.

Thirrje për parandalim të racizmit dhe mbështetje për Belginin kanë dhënë gjithashtu edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit si dhe nga figura të ndryshme politike, trajnerë, lojtarë etj.

Të ngjashme