Sport
Bekteshi: Ndaj Arbërisë duam vetëm fitore
Demokracia
17:08 | 18 Shkurt 2021

Share:

Prishtina nesër do ta ketë një ndeshje shumë të vështirë ku do të ballafaqohet me Arbërinë në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Prishtina e ka nisur mirë kampionatit dhe pret të ketë vazhdimësi, derisa mbrojtësi bardhekaltër, Leutrim Bekteshi për faqen zyrtare të klubit është i sigurt se nga kjo ndeshje do të dalin triumfues.

“Të gjithë futbollistët jemi të vetëdijshëm që ndaj Arbërisë nuk kemi rrugë tjetër veç për të shkuar për të fituar ndeshjen. Jemi 13 ndeshje me rezultate pozitive, duam të vazhdojmë këtë seri pozitive dhe këtë më së shumti e bazoj te forma e lartë e jona, jemi të kompletuar dhe po na mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në skuadër. Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota”, ka thënë Bekteshi.

Ndeshja Arbëria e Prishtina do të ndeshën nesër nga ora 13:00 në Ferizaj. /Demokracia.com

Të ngjashme