Lajme
Bekim Jashari reagon pasi LVV vendosi baner me fotografinë e motrës së tij në sheshin e Prishtinës
Demokracia
16:53 | 22 Janar 2021

Share:

Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skënderajt ka reaguar pas një baneri të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ku krahas fotografisë së Vasfije Krasniqi dhe Saranda Bogujevci, është edhe ajo e Besarta Jashari.

Kreu i Skënderajt përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike të keqpërdoret personaliteti për qëllime politike, shkruan Demokracia.com

Besarta H. Jashari

Reagim

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Friday, January 22, 2021

“Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari. Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartës, për qëllime të caktuara politike”, ka shkruar Jashari.

Ndërkaq, i njëjti baner është vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje në sheshin e kryeqytetit.

Përveç Besarta Jasharit, në fotografi shihen edhe dy kandidatet për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi./Demokracia.com

Të ngjashme