Lajme
Bekim Jashari reagon pas vendimit të Speciales: Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tanë
Demokracia
15:18 | 18 Maj 2022

Share:

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila i dënoi me nga 4 vjet e gjysmë burgim Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Jashari ka thënë se ky vendim është i padrejtë.

Ai ka thënë se kjo padrejtësi do të përfundojë shpejtë pasi që beson që Apeli do ta përmirësojë siç tha ai, këtë gabim.

Reagimi i plotë i Jasharit, pa ndërhyrje:

Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë

Me shqetësim mora lajmin që dy luftëtarët e Lirisë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në menyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj.

Uroj që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë.

Miq të mi, Hysni dhe Nasim vazhdoni të mbeteni të fortë, kjo padrejtësi do përfundojë dhe ne do shihemi shpejtë në Kosovën tonë të dashur.

Të ngjashme