Lajme
Bekim Jashari: Një popull që nderon sakrificën dhe të kaluarën e tij, e ka të ardhmen e sigurtë
Demokracia
09:36 | 06 Mars 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në përkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës (UÇK), anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari ka bërë homazhe pranë varreve të familjarëve të tij.

Jashari tha se një populli i cili kujton dhe nderon sakrificën dhe të kaluaren e tij, e ka të ardhmen e sigurtë.

“Me një fjalë një popull që kujton nderon të kaluarën, sakrificën e popullit të vet ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurtë, padyshim kështu që ne edhe sot bëmë homazhe dhe nderime pranë dëshmoreve dhe do të vazhdojmë në mesdite siç është edhe agjende, edhe nëpër komplekset tjera, varrezat tjera të dëshmoreve, e kemi për obligim dhe detyre të punojmë të jemi të kujdesshëm, ta duam njeri tjetrin ta ndihmojmë njeri tjetrin, ta nderojmë dhe zhvillojmë ketë vend për një të ardhme më të mirë.”, tha Jashri./Demokracia.com

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/1835028309990782

Të ngjashme