Lajme
Kundërpërgjigjet Sami Lushtaku: Bekim Jashari është i familjes së mirë, por djalë i keq
Demokracia
12:22 | 18 Dhjetor 2020

Share:

Dy figurat kryesore të Skenderajt kanë vazhduar përplasjet mes vete. Ka qenë kryetari aktual i kësaj komune, Bekim Jashari, ai i cili ka lëshuar akuza të rënda ndaj Sami Lushtakut, duke thënë se ky i fundit ka qenë larg vatrave të nxehta të luftës, ka blerë vilë në vitin 1998 dhe se falë mbështetjes së familjes Jashari është bërë komandant i UÇK-së. Këtyre deklaratave iu është përgjigjur Lushtaku.

Në një prononcim për Gazetën Express, Lushtaku ka deklaruar se ai ka qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës në Kosovë dhe se këtë më së miri e dinë qytetarët që i kanë parë çdo ditë.

Sipas Lushtakut, Bekim Jashari po e keqpërdor emrin e familjes Jashari me deklarata të tilla dhe se po bën gabim të madh.

“Paj deklarata sikur të tjera të Bekimit. Unë mendoj që Bekimi duhet me u marrë me mu për faktin se si kryetar i komunës ka dështu komplet dhe tash për me u ba pak ma interesant merret me mu. Unë kam qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës në Kosovë dhe këtë më së miri e dinë bashkëqytetarët e mi dhe qytetarët që na kanë parë për çdo ditë. Nuk du për shkak të familjes me dhanë naj koment, sepse ai është duke e keqpërdorur kurorën e familjes Jashari, që mendoj që po bën gabim të madh”, ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme