Sport
Bekim Isufi pritet të emërohet trajner i ri i klubit shqiptar
Demokracia
09:28 | 08 Shtator 2022

Share:

Shkupi ka mbetur pa trajner pasi së fundmi ndau rrugët me Goce Sedloskin.

Si pasojë e formës katastrofale në këtë fillim edicioni, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut shkarkoi trajnerin Sedloski, shkruan Demokracia.com.

Derisa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për trajnerin e ri, duket se Shkupi ka vendosur për një trajner nga Kosova.

Gazetari Shpatmal Krasniqi shkruan se Bekim Isufi do të jetë shef i ri i shtabit teknik të Shkupit.

Isufi është i papunë që prej shkarkimit nga Ballkani në fund të vitit të kaluar.

Ai ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, derisa kishte fituar titullin e kampionit me Dritën e Gjilanit./Demokracia.com/

Të ngjashme