Lajme
Bekim Haxhiu: Tërheqjen nga Trusti s’ka kush që e ndalë, 100 euro janë lëmoshë
Demokracia
11:52 | 12 Prill 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka komentuar masat e reja të Qeverisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për ndarjen e 100 eurove për pensionistët punëtorët, e studentët.

Haxhiu  në Kanal 10 ka ka thënë se  kriza nuk kalohet me një muaj derisa shtesat prej 100 euro i ka quajtur lëmoshë.

“Ato 100 euro shpenzohen me të hyrë në shitore”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Sipas tij plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin Pensional duhet të ndodhë pasi që  ai tha se kjo është kërkesë e qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme