Lajme
Bekim Haxhiu: Sipas ekspozeut të Kurtit, një familje i merr 2 euro e 50 cent nga qeveria në muaj
Demokracia
19:28 | 22 Mars 2021

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka kritikuar Albin Kurtin për ekspozeun e paraqitur gjatë fjalimit si kandidat për kryeministër.

Haxhiu ka thënë se ekspozeu i LVV-së mund të quhet “hajgare”, raporton Demokracia.com.

“Ekspozeun mund ta quajmë si hajgare, premtimet tuaja e kalojnë 100 miliardshin”, ka thënë ai.

Haxhiu tutje ka folur edhe lidhur rimburësimin e familjeve, ku sipas tij, në muaj një familje i bie t’i marrë nga 80 cent, deri në dy euro e 50 cent, raporton Demokracia.com.

“Pamë shumë premtime glamuroze që duken mirë në fjalim, si ajo me rimburësimin e familjave. Ose ju ka lajthitur juve dikush, ose se keni analizuar fare. Kjo i bie që dikush nëse i merr 150 euro në vit, në muaj një familje t’i merr 2 euro e 50 cent. E ajo familje me 100, i bjen 1 euro, ndërsa ajo me 50 euro, 0.80 cent euro në muaj. Më shumë do t’ju kushtojë hapja e llogarive bankare, se ky rubrsim që keni me e bë ju”, ka thënë ai tutje.

Aktualisht në kuvend është duke u diskutuar për formimin e Qeverisë Kurti 2./Demokracia.com/

Të ngjashme