Lajme
Bekë Berisha kritikon MPB-në: Po konkurrojnë për policë, jo për Akademi të Shkencave
Demokracia
12:34 | 22 Shkurt 2022

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, kritikoi  Ministrinë e Punëve të Brendshme për testimin për rekrutimin e policëve të rinj.

Ai tha se Kosova ka nivelin më të ulët të arsimit në vend, ndërsa në këto teste kërkohet nivel i lartë intelektual. Siç tha ai, djemtë dhe vajzat konkurrojnë për t’u bërë policë, jo akademikë.

“Shqetësim tjetër janë testet për rekrutim të policëve të rinj. Ne zyrtarisht kemi nivelin më të ulët të arsimit, kurse në teste kërkohet një nivel i lartë intelektual për të kaluar ato teste. Këta djem dhe vajza po konkurrojnë për policë të Kosovës dhe jo Akademi të Shkencave. Duhet të shikohet pse po bëhet në këtë formë kjo punë”, tha ai./Telegrafi/

Të ngjashme