Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar para mediave pas përfundimit të seancës.
Berisha tha duhet gjetur një zgjidhje për të dalë nga situate e krijuar.
Sipas tji, zgjidhja duhet të gjendet nga ata që i kanë 42 vota- duke iu referuar kështu Lëvizjes Vetëvendosje.
E me këtë rast, Berisha tha se do të mund ta votonte Fitore Pacollin për kryekuvendare, duke ironizuar me disa raportime që ishin bërë në lidhej me deputeten.
“Po mënoj që nuk ka kurrkush naj strategji taktikë, veç jemi mbete qeshtu. Veç po dojnë me lanë qeshtu, kjo pesha e fajit më e madhja o prej këtyre që i kanë 42 vota plus me aleatët e vetë. Po më doket që popullit të Kosovës po i them, qashtu qysh keni votu, qatij që ia keni dhanë shumicën, mënoj që duhet edhe kryetari i Kuvendit mu zgjedhë qashtu qysh kanë votu qytetarët. Nuk mujmë me ndryshu. Qeky popull e meriton kryetarin e Kuvendit qata që e ka votu VV-ja. Unë edhe Fitore Pacollin e kisha votu. I ka pasur do probleme me toka, megja. Unë jam kogja praktikë, është kushtetuese iu takon atyre, çka po më intereson me ua ndreq imazhin VV-së. Le te konsumon Albin Kurti formimin e qeverisë. Për besë të dielën nuk di a marrë pjesë. Duhet mu bo ma praktik”, tha Bekë Berisha./Lajmi.net/