Lajme
Bëjnë aksident në Prishtinë, tre persona rrihen mes vete dhe bëhen për spital
Demokracia
21:00 | 26 Korrik 2021

Share:

Rreth orës 17:30, është raportuar në polici për një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Agron Burovci ka thënë për Demokracia.com se nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit.

“Tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka konfirmuar Borovci. \Demokracia.com/

Të ngjashme