Lajme
‘Bëjeni takimin tani!’: Trump thotë se Ukraina duhet të bjerë dakord ‘menjëherë’ për bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë
Demokracia
19:59 | 11 Maj 2025

Share:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar që Ukraina të bjerë dakord “menjëherë” për bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

Kjo vjen pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ekipi i tij ishte “gati të takohej” me përfaqësuesit rusë pas sugjerimit të Vladimir Putin për bisedime paqeje, me kusht një armëpushim pa kushte që fillon të hënën.

Presidenti i Rusisë paraqiti propozimin për bisedime në Stamboll të enjten pasi udhëheqësit evropianë, përfshirë Sir Keir Starmer, e kërcënuan atë me sanksione të reja nëse Rusia nuk do të përmbushte një armëpushim 30-ditor pa kushte që fillon të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, në një postim në platformën e tij Truth Social të dielën, zoti Trump tha se “po fillonte të dyshonte se Ukraina do të bënte një marrëveshje me Putinin”.

Ai i nxiti ata të pranonin ftesën për takim “menjëherë”, duke shtuar “takimin ta bënin tani”.

Trump shkroi: “Presidenti Putin i Rusisë nuk dëshiron të ketë një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën, por dëshiron të takohet të enjten, në Turqi, për të negociuar një fund të mundshëm të gjakderdhjes”.

“Ukraina duhet të bjerë dakord për këtë, menjëherë. Të paktën ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse një marrëveshje është e mundur apo jo, dhe nëse nuk është, udhëheqësit evropianë dhe SHBA-të do ta dinë se ku qëndron gjithçka dhe mund të veprojnë në përputhje me rrethanat”.

“… Bëjeni takimin tani!”. /Telegrafi/

Të ngjashme